Burim Ramadani: Aleanca nuk ka asnjë marrëveshje me Qeverinë, Kosova në “terr të madh

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka deklaruar se partia e tij nuk ka asnjë marrëveshje me Qeverinë Kurti dhe se është opozita e vërtetë në vend. Ai e përshkroi gjendjen në Kosovë si “terr të madh”.

I ftuar në emisionin “Blic Interview me Astrit Gashin”, Ramadani tha se Aleanca nuk ka pasur as marrëveshje, as paramarrëveshje dhe as tentativë për marrëveshje me Qeverinë, të cilën e akuzoi se po e dëmton jashtëzakonisht Kosovën.

Të lidhura

None found

“Kosova është në terr të madh”, u shpreh Ramadani. Ai sqaroi se këtë e thotë për rrymën, por se shprehja simbolizon edhe mënyrën e qeverisjes.

Sipas tij, qëndrimet opozitare të Aleancës nuk udhëhiqen nga inati politik, sepse partia jep vazhdimisht alternativa dhe propozime konkrete.

Deklarata vjen një ditë pasi Kuvendi i Kosovës miratoi, me 61 vota, vendimin e Qeverisë për masa emergjente në furnizimin me energji elektrike, të cilat do të jenë në fuqi për 60 ditë. Ajo vjen edhe në javën kur kryeministri Albin Kurti dhe Partia Demokratike e Kosovës u pajtuan për një nismë të re ligjore për Dhomat e Specializuara.


grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetkavbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobetjojobet giriş