Egnatia mposht Partizanin, Nevil Dede mungon para mediave; zyrtari Karafici vlerëson rivalin për titull

Egnatia siguroi një triumf të rëndësishëm 2–1 ndaj Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të Abissnet Superiore. Pas përfundimit të sfidës, për mediat foli zyrtari i Egnatias, Karafici, pasi Nevil Dede nuk mundi të paraqitej për shkak të problemeve me zërin, të shkaktuara nga të bërtiturat gjatë ndeshjes.

Të lidhura

None found

“Një ndeshje përmban të gjitha elementet e lojës. Në start u përballëm me një kundërshtar që na vuri në vështirësi. Për këtë arsye ndërhymë me rotacionin e treshes së mesfushës dhe tentuam ta lëmë bosh numrin ‘6’ të tyre, Aleksin.

Gjatë 10 minutave të para u përpoqëm të përshtateshim me vendosjen e Partizanit. Pesë lojtarët e tyre nuk arritën të ngjiteshin lart për të na krijuar probleme.

Partizani është një pretendent dhe ka futbollistë shumë të shpejtë, si Fadairo, Human dhe Aliu. Ndoshta në disa momente, veçanërisht në fund të takimit, duhej të ishim treguar më të qetë në vendimmarrje.

Në disa raste ia dolëm t’i menaxhonim situatat, por kishte hapësirë për të bërë më shumë. E kishim analizuar sistemin e Partizanit dhe mënyrën se si ata afrohen me Aliun e Fafadiron.

Ne jemi një skuadër që zakonisht e kontrollon pjesën më të madhe të lojës. Edhe kur hasim vështirësi, ekipi tregon se di të reagojë. Pikët tashmë janë në tabelë.

Ato pasqyrojnë realisht situatën. Për çdo skuadër të Superiores është e vështirë të dominojë në të tria fazat e lojës. Dua të përgëzoj stafin dhe ekipin për paraqitjen që dhanë sot”, u shpreh Karafici.


Shtuar 20.09.2026 21:01

sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetsuperbetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetcasibomJojobet Girişsekabetholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetcasibombahsegel girişbahsegelholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobet