Pak çaste më parë është shënuar një përplasje automjeti në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, pranë zonës së njohur si Melan.
Në mjetin e përfshirë në aksident ndodhej një familje nga Kukësi, konkretisht një nënë me djalin e saj. Fillimisht ata morën ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Peshkopisë, por për shkak të gjendjes shëndetësore u transportuan me autoambulancë drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.
Të lidhura
None found
Forcat e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident.
Deri tani nuk ka detaje të tjera rreth dinamikës së ngjarjes.
