Flora Brovina përcillet me nderime shtetërore në banesën e fundit

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, mjekja, humanistja dhe veprimtarja politike Flora Brovina është përcjellë në banesën e fundit me nderime ushtarake.

Të lidhura

None found

Homazhet për nder të saj u mbajtën më herët gjatë ditës në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, e shoqëruar nga bashkëpunëtorë, vendosi lule pranë arkivolit të Brovinës, duke nderuar jetën dhe veprën e saj.

Haxhiu çmoi rolin dhe kontributin e Flora Brovinës në jetën publike dhe parlamentare të Kosovës.

“Lajmi për ndarjen nga jeta të Flora Brovinës na pikëlloi të gjithëve. Flora Brovina gjithë jetën e saj ia kushtoi qytetarëve të kombit tonë.

Kosova humbi një mjeke, humaniste, veprimtare politike, veterane të UÇK-së dhe nënshkruese të Deklaratës së Pavarësisë.

Ne do ta kujtojmë përherë për veprat e saj, që do të mbeten përherë në mendjen dhe zemrën e secilit. Prehu në paqe, grua e fortë!”, ka shkruar Haxhiu në librin e zisë.


Shtuar 18.09.2026 18:49

sultanbeyli escortparla iptvmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahiscasibomjojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetsatbullbahisbahsegelsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet Girişsekabet