Harry Kane nuk e mbyll derën për një aventurë të ardhshme në La Liga

Harry Kane është i kënaqur me jetën te Bayern Munichu, ndërsa ka rrëfyer se në një moment të karrierës së tij janë zhvilluar biseda për një transferim të mundshëm në Spanjë.

Të lidhura

None found

Gjatë një interviste për gazetën spanjolle “Marca”, sulmuesi anglez sqaroi se nuk ka pasur oferta konkrete, por vetëm kontakte dhe diskutime rreth një kalimi të mundshëm në La Liga.

“Ka pasur raste kur një gjë e tillë mund të ndodhte. Nuk mund të them se bëhej fjalë për mundësi konkrete, por më herët janë zhvilluar disa biseda”.

Kane theksoi se ka një vlerësim të madh për futbollin spanjoll dhe klubet kryesore të tij.

“La Liga gëzon respektin tim të madh. Barcelona, Real Madridi dhe Atletico Madridi janë klube ndër më të mëdhatë në botë. Jam rritur duke ndjekur Ronaldon dhe Messin. Kam një respekt të jashtëzakonshëm për këto skuadra”, u shpreh ai.

Edhe pse aktualisht është pjesë e Bayernit, Kane nuk e ka përjashtuar mundësinë që një ditë të luajë në Spanjë.

“Në futboll, siç e dimë të gjithë, gjithçka është e mundur. Nuk përjashtoj asnjë alternativë. Megjithatë, për momentin jam jashtëzakonisht i lumtur në Gjermani, siç e kam thënë edhe më parë”.

Ndërkohë, Bayern Munich po punon për ta bindur sulmuesin të rinovojë kontratën, pasi klubi nuk dëshiron të përballet me të ardhme pa yllin e ekipit.


sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisnesinecasinojojobetjojobetmarsbahisMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahisbahsegelsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet GirişsekabetpusulabetpusulabetcratosroyalbetholiganbetjojobetJojobetJojobet