Shtëpia e Bardhë po vlerëson mundësinë e arritjes së marrëveshjeve ekonomike me Rusinë, edhe përpara se lufta në Ukrainë të përfundojë. Informacioni është publikuar nga New York Times, që u referohet dy burimeve pranë negociatave.
Të lidhura
None found
Sipas gazetës amerikane, kjo përbën një ndryshim nga strategjia e ndjekur deri tani nga SHBA-ja, e cila synonte që përshkallëzimi i presionit ekonomik dhe ushtarak ndaj presidentit rus Vladimir Putin ta shtynte atë drejt kompromisit.
Administrata amerikane, megjithatë, vlerëson se marrëdhëniet ekonomike mund të shërbejnë si një instrument për të çuar përpara negociatat. Përmes kësaj qasjeje, Uashingtoni synon gjithashtu të bindë figurat më skeptike ndaj SHBA-së në rrethin e Putinit se presidenti Donald Trump kërkon të ndërtojë një marrëdhënie të re me Rusinë.
Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur me dekret nën kontrollin e përkohshëm të shtetit asetet e kompanive Nestlé dhe Auchan.
Në front, Forcat Ajrore të Ukrainës deklaruan se gjatë natës kanë rrëzuar 69 dronë dhe tre raketa ruse. Ky njoftim vjen pasi avionë ushtarakë rusë shkelën hapësirën ajrore të Lituanisë dhe u shoqëruan jashtë saj nga avionë luftarakë italianë, të angazhuar në kuadër të NATO-s.
