Berisha për nisjen e vitit shkollor: Shqipëria humbi rreth 5,900 nxënës në një vit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar nxënësit, mësuesit dhe prindërit shqiptarë për nisjen e vitit të ri shkollor 2026–2027.

Një përshëndetje të veçantë ai ua ka drejtuar fëmijëve që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, duke u dëshiruar dije, suksese dhe realizimin e ëndrrave të tyre.

Të lidhura

None found

Berisha ka deklaruar se fillimi i këtij viti shkollor e përball Shqipërinë me një alarm të rëndë demografik dhe arsimor.

Sipas tij, numri i nxënësve të arsimit fillor ka zbritur brenda një viti nga 146,962 në 141,089, ç`ka do të thotë një humbje prej rreth 5,900 nxënësish ose rreth 4%.

Duke e krahasuar këtë të dhënë me situatën në Bashkimin Europian, ku rënia ka qenë vetëm 0.2%, kreu i PD-së tha se Shqipëria po humbet fëmijët e saj me një ritëm shumë më të lartë se Europa.

Ai e lidhi këtë situatë me politikat që, sipas tij, nuk kanë frenuar shpopullimin, emigracionin dhe tkurrjen e familjeve shqiptare, por i kanë përkeqësuar më tej këto dukuri.

“Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, ju përcjell urimet më të përzemërta në këtë ditë të veçantë për ju dhe për mbarë kombin. Një urim të veçantë, nga zemra, kam për vogëlushët që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës. Uroj që viti i ri shkollor të jetë i mbarë, plot dije, suksese dhe ëndrra të bukura”, u shpreh Berisha.

“Por, të dashur miq, viti i ri shkollor 2026–2027 e gjen Shqipërinë përballë një alarmi të madh demografik dhe arsimor. Në vetëm një vit, vendi ka humbur rreth 5,900 nxënës të arsimit fillor. Numri i tyre ka rënë nga 146,962 në 141,089, një tkurrje prej rreth 4%, ndërsa në Bashkimin Europian rënia ishte vetëm 0.2%. Pra, Shqipëria po humbet fëmijët e saj shumë më shpejt se Europa”, tha ai.

Berisha shtoi se kjo është pasojë e një politike që nuk ka mundur të ndalë shpopullimin, emigracionin dhe largimin e familjeve shqiptare. “Shqipëria po zbrazet, por narkoqeveria, e cila është edhe shkaku i kësaj zbrazjeje, është vetëm e kënaqur me këtë”, përfundoi ai.


Shtuar 14.09.2026 09:45

sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomHoliganbetHoliganbetCratosroyalbetPusulabetHoliganbetHoliganbetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisegebetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahissekabetMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegelCasibomMarsbahisCasino welcome bonus