Në një video të publikuar në rrjetet sociale, prezantuesja e Top Channel, Nevina Shtylla, shfaqet me një fustan të bardhë veror dhe zbulon lajmin e veçantë që kishte mbajtur të fshehtë.
Ajo ka bërë të ditur se po pret fëmijën e saj të parë, duke e ndarë këtë moment të rëndësishëm me shumë dashuri me ndjekësit.
Të lidhura
None found
Prezantuesja ka folur edhe më herët për marrëdhënien dhe romancën e bukur me partnerin e saj, ndërsa lidhjen duket se ka preferuar ta mbajë larg vëmendjes së medias dhe publikut.
Videoja është pritur me shumë emocione, ndërsa ndjekësit i kanë përcjellë urimet e tyre përmes komenteve të shumta.
