Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, priti në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves.
Të lidhura
None found
Gjatë bisedës, dy zyrtarët trajtuan zhvillimet e fundit në fushën e sundimit të ligjit.
Ambasadori britanik e përgëzoi Prokurorinë Speciale për punën e realizuar dhe rikonfirmoi mbështetjen e tij, duke nënvizuar rëndësinë e vijimit të bashkëpunimit.
Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, edhe Isufaj vlerësoi vazhdimin e bashkëpunimit me autoritetet britanike, të cilat i cilësoi ndër partnerët kryesorë institucionalë të Prokurorisë Speciale.
