Lajmet se Enis Rexhepi është në negociata të avancuara me Kosovën për të lënë Shqipërinë U19 dhe për t’iu bashkuar “Dardanëve” kanë tërhequr vëmendjen.
Të lidhura
None found
Sulmuesi shtatlartë po shkëlqen me Stuttgart U19, si në kampionatin gjerman të kësaj grupmoshe, ashtu edhe në UEFA Youth League, kompeticioni që për të rinjtë përfaqëson Champions League.
Edhe pse në media qarkullojnë aludime për të ardhmen e tij, Rexhepi vazhdon të jetë pjesë e Shqipërisë U19. Kombëtarja ka ende një mundësi të fundit për ta bindur, duke e grumbulluar për ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve kundër Bjellorusisë më 26 shtator dhe San Marinos më 29 shtator.
Një vendim i tillë nga trajneri Rolando Maran mund të ketë pasoja për Armando Brojën, i cili rrezikon të mos përfshihet në listë. Në repartin ofensiv, Rey Manaj, Ernest Muçi, Taulant Seferi, Mirlind Daku, Cristian Shpendi, Jasir Asani dhe Myrto Uzuni kanë treguar nivel të lartë dhe kanë shënuar gola.
