Reparti defensiv është kthyer në një nga çështjet kryesore për të ardhmen e Liverpoolit, i cili po shqyrton mundësinë e transferimit të Finn Jeltschit, mbrojtësit 20-vjeçar të Stuttgartit.
Të lidhura
None found
Sipas Fussball Daten, në Anfield e shohin reprezentuesin gjerman U-21 si një kandidat të mundshëm për të pasuar Virgil Van Dijkun. Përforcimi i mbrojtjes pritet të jetë ndër prioritetet e klubit anglez në afatin e ardhshëm kalimtar.
Trajneri Andoni Iraola u ka kërkuar drejtuesve të Liverpoolit të ndërhyjnë në këtë repart gjatë merkatos së janarit të vitit 2027.
Megjithatë, realizimi i këtij transferimi mund të jetë i vështirë, pasi Stuttgart nuk ka ndërmend ta lejojë largimin e Jeltschit gjatë sezonit.
Klubi gjerman e ka vendosur çmimin e mbrojtësit në 50 milionë euro dhe nuk pranon të negociojë shitjen e tij përpara verës së vitit 2027.
Për këtë arsye, Liverpooli mund të duhet të presë deri në qershor për të bërë një përpjekje konkrete për talentin gjerman.
Në Anfield po vlerësohet nëse investimi prej 50 milionë eurosh është i arsyeshëm për një mbrojtës që konsiderohet si një projekt afatgjatë dhe pasardhës i mundshëm i kapitenit Van Dijk.
Interesi për 20-vjeçarin nuk kufizohet vetëm te Liverpooli.
Edhe Arsenali dhe Manchester United kanë dërguar në mënyrë të vazhdueshme skautë në Gjermani për të ndjekur nga afër paraqitjet e mbrojtësit të Stuttgartit.
Rrethanat aktuale sugjerojnë se gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 2027 mund të zhvillohet një garë mes tre klubeve të mëdha angleze për firmën e Jeltschit.
