LVV kërkon kandidatë të rinj nga PDK-ja dhe LDK-ja, ndërsa Listës Serbe propozim në përputhje me Kushtetutën

Artan Abrashi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, deklaroi sot se pret nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës të tregojnë vullnet dhe gatishmëri për t’i ndryshuar kandidatët e propozuar për nënkryetarë të Kuvendit.

Të lidhura

None found

Për postin e dytë në parlament, PDK-ja ka propozuar Vlora Çitakun, kurse LDK-ja Kujtim Shalën.

Në seancën e mbajtur para dy ditësh, LVV-ja bëri të ditur se nuk do t’i votojë këta dy kandidatë, pasi, sipas partisë, ata janë shprehur kundër një marrëveshjeje që lidhet me çështjen e presidentit.

Të premten, teksa po hynte në ndërtesën e Kuvendit për vazhdimin e seancës konstituive, Abrashi tha se pret që edhe kandidatura e Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit të jetë në frymën e Kushtetutës.

“Ndoshta kanë gjetë pak vullnet për me bërë zgjidhje kësaj krize. Të shohim…Ne e kemi dhënë qëndrimin sa i përket deklaratës së Smiqit dhe besoj nuk e përsërit të njëjtën. Ta shohim”, deklaroi ai.


Shtuar 11.09.2026 10:38

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomPusulabetJojobetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetSüperbetinHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahis