Arjan Dredhasi kujton bashkëpunimet me Giorgos Mazonakis: Ishte avangardë dhe gjithmonë një hap para të tjerëve

Arjan Dredhasi, këngëtari shqiptar, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të artistit grek Giorgos Mazonakis, i cili u nda papritur dje si pasojë e një arresti kardiak.

Gjatë një interviste për emisionin “Shqipëria Live”, ai zbuloi se e kishte të njohur personalisht Mazonakis dhe se rrugët e tyre profesionale ishin kryqëzuar shumë vite më parë.

Të lidhura

None found

Dredhasi ndau gjithashtu disa kujtime dhe vlerësime mbi rrugëtimin artistik të këngëtarit të ndjerë.

“Unë kam bashkëpunuar me Giorgion shumë kohë më parë. Sikurse e dinë shumë nga miqtë e mi, kam jetuar dhe punuar në Greqi për rreth 25 vjet. Giorgo ishte një njeri i mrekullueshëm, një artist i jashtëzakonshëm. Jam i tronditur nga kjo humbje. Ai ishte gjithmonë avangardë, një eksperimentues në çdo fushë. E kam të vështirë ta besoj këtë lajm,” u shpreh ai.

Këngëtari shqiptar shtoi se në kontaktet e tij me Mazonakis nuk kishte vënë re sjellje të dyshimta. “Në dy ose tri rastet kur kemi ndarë skenën bashkë në koncerte, unë personalisht nuk e kam parë të konsumonte substanca. Nuk mund të flas për periudhat e mëvonshme. Largimi i tij nga jeta ishte tejet i beftë. Ai qëndronte gjithmonë një hap përpara të tjerëve, një humbje kolosale për muzikën greke.”

Ai e përshkroi Mazonakis si një njeri që e shijonte jetën në maksimum dhe nuk ndjente aspak peshën e publikut. “Po flas për vitet 2005, kur ne kemi bashkëpunuar në koncerte. Në aspektin e veshjeve ishte pa diskutim gjithmonë modern, veçanërisht në epokën që po jetojmë. Ai renditej ndër zërat më të spikatur,” përfundoi Dredhasi.


Shtuar 10.09.2026 17:24

sultanbeyli escortiptvCratosroyalbetonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetHoliganbetPusulabetCratosroyalbetSuperbetinJojobetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetJojobetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahis