Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka vendosur të shtyjë të gjitha 24 ndeshjet e raundit të parë të Kupës së Mbretit, të planifikuara për t’u zhvilluar sonte, të mërkurën. Vendimi erdhi pas përplasjes së dy trenave me shpejtësi të lartë pranë Urdës, në provincën e Toledos, ku humbën jetën dhjetëra persona.
Federata bëri të ditur se takimet e kësaj faze do të zhvillohen në data të tjera, të cilat ende nuk janë përcaktuar. RFEF pritet të publikojë në ditët në vijim kalendarin e ri të garës dhe oraret e ndeshjeve.
Të lidhura
None found
Mes përballjeve të shtyra janë transfertat e Valencias ndaj Tavernes de la Valldigna, Real Betisit në fushën e Navalcarneros, Celtas në Salamanca, Mallorcas ndaj Alcoyanos dhe Levantes në Tarancon.
Përplasja ndodhi gjatë mëngjesit në linjën hekurudhore me shpejtësi të lartë që lidh Madridin me Andaluzinë. Si pasojë, qarkullimi i trenave mes dy pjesëve të Spanjës është ndërprerë.
Ndërkohë, u shty edhe ndeshja e hendbollit për Kupën e Mbretit mes Anaitasuna dhe Proin Sevilla, pasi ekipi nga Sevilla nuk arriti të udhëtonte drejt Pamplonës.
Të dhënat e fundit zyrtare të autoriteteve spanjolle tregojnë se të paktën 40 persona kanë humbur jetën në aksident, ndërsa bilanci i viktimave mund të rëndohet më tej.
Në të dy trenat ndodheshin gjithsej 544 pasagjerë.



