Një ngjarje e rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën nacionale që lidh Lushnjën me Beratin, pranë zonës së Kashtbardhës, ku u përfshinë tri makina.
Të dy personat që drejtonin automjetet e përplasura ballë për ballë janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, me dëmtime serioze trupore.
Të lidhura
None found
Sipas rrëfimit të shoferes së një makine “Fiat”, një automjet “Benz” po kryente manovrën e parakalimit në korsinë me sens lëvizjeje drejt Lushnjës. Pas kontaktit anësor me “Fiat”-in, “Benz”-i u ndesh frontal me një makinë “Ford”, e cila doli nga rruga dhe ra në kanalin anësor.
Forcat policore të Lushnjës shkuan menjëherë në vendin e aksidentit dhe pezulluan përkohësisht lëvizjen e mjeteve. Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe dinamikën e kësaj tragjedie.
