Pesë kandidatët në garë për trofeun “Trajneri i Vitit” 2026

Lista e shkurtër për çmimin “Trajneri i Vitit” 2026 përfshin pesë emra të njohur të futbollit evropian.

France Football ka nisur publikimin e nominimeve për kategoritë kryesore të ceremonisë së Topit të Artë 2026, ndërsa tashmë është bërë publike edhe pesëshja që kandidon për trajnerin më të mirë të vitit.

Të lidhura

None found

Mikel Arteta është përfshirë në listë falë punës së tij te Arsenali. Mes kandidatëve ndodhet edhe Luis de la Fuente, i cili drejton kombëtaren e Spanjës dhe vjen pas rezultateve të suksesshme me ekipin përfaqësues.

Unai Emery përfaqëson Aston Villan, pas suksesit të klubit në Ligën e Evropës, ndërsa Vincent Kompany është nominuar për punën e kryer në drejtimin e Bayern Munich.

Pesëshen e plotëson Luis Enrique, trajneri i Paris Saint-Germain, i cili gjatë vitit të kaluar fitoi Ligën e Kampionëve dhe trofe të tjerë në Francë.

Fituesi do të jetë njëri prej këtyre pesë trajnerëve, në vlerësim të ndikimit që ka pasur në futboll gjatë vitit të kaluar.

Kandidaturat përfshijnë përfaqësues të futbollit të klubeve dhe atij ndërkombëtar, duke e bërë garën për këtë çmim prestigjioz individual veçanërisht konkurruese.


sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahiszirvebetjojobetjojobetsekabetjojobetBahsegelJojobet Giriş