Gama e automjeteve të Škodës pritet t’i nënshtrohet një transformimi të rëndësishëm në vitet në vijim, në kuadër të ndryshimeve që po përgatit kompania.
Të lidhura
None found
Drejtori ekzekutiv Klaus Zellmer ka deklaruar se Fabia, Kamiq dhe Scala do të vijojnë të prodhohen edhe gjatë viteve 2030.
Megjithatë, në një fazë të mëvonshme këto modele pritet të tërhiqen gradualisht nga tregu dhe t’u lënë vendin automjeteve të reja.
Fabia shihet si modeli me mundësitë më të mëdha për të vazhduar, pasi gëzon kërkesë të lartë nga blerësit.
Škoda po vlerëson gjithashtu zhvillimin e një Fabia-je plotësisht elektrike, e cila do të pozicionohej si automjeti më i përballueshëm i markës.
Në të kundërt, Scala ka pasur një ecuri më të dobët në shitje dhe renditet ndër modelet më pak të kërkuara të Škodës.
Automjetet aktuale të pajisura me motorë me djegie mund të vijojnë të prodhohen deri rreth vitit 2034, përpara përshpejtimit të kalimit drejt makinave elektrike.
Kjo strategji lidhet me ristrukturimin e gjerë të Volkswagen Group, që përfshin planin për uljen e kostove, mbylljen e fabrikave dhe pakësimin e numrit të modeleve.
