Google Maps nuk shërben vetëm për të gjetur rrugën drejt një destinacioni. Përmes tij mund të matni distancën në vijë të drejtë mes dy pikave, si edhe të përllogaritni sipërfaqen e një zone.
Të lidhura
None found
Për ta përdorur këtë mundësi në kompjuter, klikoni me të djathtën mbi pikën nga ku dëshironi të nisni matjen dhe zgjidhni opsionin “Mat distancën”, që ndodhet në fund të menysë së hapur. Më pas, klikoni me të majtën në hartë te pika ku doni të përfundoni matjen.
Distanca në vijë të drejtë do të shfaqet menjëherë në hartë, pranë vijës së krijuar, si edhe në një dritare të vogël në pjesën e poshtme qendrore të ekranit.
Funksioni mundëson edhe shtimin e pikave të tjera. Mjafton të klikoni me të majtën në zona të ndryshme të hartës, ndërsa Google Maps do t’i bashkojë pikat dhe do të llogarisë matjen në vazhdim.
Procesi mund të vijojë derisa të klikoni sërish mbi pikën fillestare. Në atë çast, përveç gjatësisë së vijës së drejtë që përshkon cikli i krijuar, shfaqet edhe sipërfaqja e mbyllur, e matur në metra katrorë.
Kështu, përdoruesit mund të matin jo vetëm largësinë mes dy vendeve, por edhe përmasat e parcelave të tokës, ndërtesave apo sipërfaqeve të tjera.
Matja e sipërfaqeve nuk ofrohet në aplikacionin për celularë, ndërsa distancat në vijë të drejtë mund të llogariten. Për këtë qëllim, mbani gishtin shtypur mbi pikën e nisjes derisa të hapet menyja përkatëse. Zgjidhni përsëri “Mat distancën” në fund të saj dhe më pas lëvizni hartën me gisht, derisa pika e destinacionit të vendoset në pozicionin e kërkuar.
Rezultati i matjes shfaqet në këndin e poshtëm majtas të ekranit. Për të shtuar pika të tjera, prekni ikonën plus në pjesën e poshtme djathtas./DPA News
