Bëhet një pazar i madh në botën teknologjike, shitet Yahoo

Verizon ka arritur marrëveshje me Apollo Global Menagement për shitjen e Yahoo dhe AOL. Plot 5 miliardë dollarë do t’i kushtojë Apollos blerja e dy kompanive të famshme.

Verizon bleu AOL në 2015 për 4.4 miliardë dollarë dhe Yahoon për 4.5 miliardë dollarë në 2017.

Por, pasi bëri biznes të mirë për këto vite, kompania ka vendosur të shes dy brendet e famshme mediatike dhe në vend të kësaj të përqendrohej në rrjetet e saj pa tel.

Me shitjen e Yahoo dhe AOL, Verizon sinjalizoi se nuk është më e interesuar për media, ndryshe nga rivalët e saj.

Vitin e kaluar, Verizon shiti HuffPost tek BuzzFeed. Poashtu, së fundi kjo kompani ka shitur edhe dy pronat e saj, Tumblr dhe Yahoo Answers.

Shtuar 3.05.2021 04:05

Tags: