Në ditët me temperatura të larta, sistemi i klimës në veturë luan rol të rëndësishëm për një udhëtim më të rehatshëm.
Të lidhura
None found
Një prej funksioneve që përdoret shpesh nga shoferët është qarkullimi i brendshëm i ajrit, ose recirkulimi. Ky buton bën që klima të ripërdorë ajrin që ndodhet në kabinë, pa marrë ajër të freskët nga jashtë.
Aktivizimi i tij mundëson ftohjen më të shpejtë të veturës dhe kufizon depërtimin e erërave të pakëndshme apo gazrave të jashtëm në kabinë.
Por, nëse ky opsion lihet i ndezur për një periudhë të gjatë, mund të krijohen probleme. Në një hapësirë të mbyllur, niveli i dioksidit të karbonit (CO₂) mund të rritet, ndërsa sasia e ajrit të freskët zvogëlohet.
Si pasojë, shoferi mund të ndiejë lodhje, përgjumje, mungesë përqendrimi dhe ngadalësim të reagimeve gjatë vozitjes.
Ekspertët këshillojnë që recirkulimi të përdoret për një kohë të shkurtër, si në nisje të rrugës kur synohet ftohja e shpejtë e makinës. Më pas, duhet të aktivizohet hyrja e ajrit të freskët nga jashtë.
Në rast se shoferi përjeton përgjumje ose lodhje të papritur, duhet të verifikojë nëse butoni i recirkulimit ka mbetur aktiv.
