General Motors do të pajisë kamionçinat e saj të mëdha me një motor të ri V8 turbo-dizel, i cili ka vëllim 8.3 litra dhe mban emrin e koduar Mungos.
Të lidhura
None found
Motori i ri do të gjenerojë 555 kuaj/fuqi dhe 1,668 Nm çift rrotullues, duke ofruar kapacitete më të larta për tërheqjen e rimorkiove.
Sipas të dhënave të publikuara, automjetet që do të përdorin këtë njësi mund të tërheqin rimorkio me peshë deri në 17,270 kilogramë. Për transmetimin e fuqisë do të kujdeset një kambio automatike me 10 shpejtësi, e zhvilluar për të përballuar nivelin e lartë të fuqisë dhe çiftit rrotullues.
Mungos do të zëvendësojë motorin aktual dizel me vëllim 6.7 litra. Rritja e kubikazhit synon të sjellë më shumë fuqi, çift rrotullues dhe aftësi më të mira në tërheqje.
Për krahasim, motori 6.7-litërsh Power Stroke i Fordit prodhon 500 kuaj/fuqi dhe rreth 1,627 Nm çift rrotullues.
Emërtimi i motorit duket se lidhet me një simbolikë të veçantë. Power Stroke 6.7-litërsh i Fordit ka emrin e brendshëm Skorpion, ndërsa në natyrë mangusta njihet për sulmet ndaj kafshëve të ndryshme, përfshirë edhe akrepat.
Motori i ri me naftë do të ofrohet në Chevrolet Silverado HD dhe GMC Sierra HD, duke nisur nga viti model 2027.
