MPB merr pjesë në operacionin ndërkombëtar “CARBACK II”: u kontrolluan 3.944 automjete, u sekuestruan 67 dhe u arrestuan dy persona

Ministria e Punëve të Brendshme ishte pjesë e operacionit ndërkombëtar “CARBACK II”, të zhvilluar nga INTERPOL-i nga 28 shtatori deri më 9 tetor 2026. Aksioni synoi goditjen e veprimtarisë kriminale që lidhet me automjetet motorike, identifikimin dhe shpërbërjen e grupeve të organizuara që merren me vjedhjen, kontrabandën dhe tregtimin e paligjshëm të automjeteve, si dhe zbulimin e mjeteve të përfshira në mashtrime sigurimesh, lizingu dhe forma të tjera mashtrimi financiar. Një tjetër objektiv ishte forcimi i bashkëpunimit policor ndërkombëtar dhe shkëmbimi i të dhënave operative e inteligjente.

Në këtë operacion u angazhuan disa njësi të Byrosë për Siguri Publike, përfshirë Sektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, Departamentin e Policisë Kriminalistike, Departamentin për Çështje Kufitare dhe Migracion, të gjitha qendrat rajonale për çështje kufitare dhe njësitë mobile për masa kompensuese.

Të lidhura

None found

Gjatë veprimeve në terren u kryen 3.944 kontrolle automjetesh në pika kontrolli, vendkalime kufitare dhe zona të identifikuara si kritike në të gjithë vendin. Si pasojë e rasteve të evidentuara, dy persona u privuan nga liria.

Në total, autoritetet sekuestruan 67 automjete. Prej tyre, 55 u morën për shkak të dyshimeve për veprën penale “fshehja e mallrave që janë objekt i kontrabandës dhe mashtrimit doganor”; 3 për dyshime mbi falsifikimin e dokumenteve ose të numrit të shasisë (VIN); 4 për kundërvajtje doganore; ndërsa 2 automjete ishin në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania, për shkak të lidhjeve me mashtrime me lizing dhe përvetësim të paligjshëm. Gjithashtu, 1 automjet u sekuestrua për veprën penale “përvetësim i paligjshëm”, 1 për falsifikim dokumentesh dhe përdorim të targave të një automjeti tjetër, si dhe 1 për dyshimin e kryerjes së veprës penale “cenimi i të drejtave të huaja”.

Në mënyrë të koordinuar me kontrollet policore, u zhvilluan inspektime edhe në 17 subjekte juridike që merren me shitjen e automjeteve dhe pjesëve të përdorura. Në këto biznese u kontrolluan 809 automjete, nga të cilat 59 u sekuestruan.

Pjesëmarrja në “CARBACK II” dëshmon angazhimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndërinstitucional, shkëmbimin e informacionit operacional dhe zhvillimin e aksioneve të përbashkëta kundër krimit të organizuar dhe atij ndërkufitar.


Shtuar më 25.11.2026 15:13

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişsahabetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetkavbet girişgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobet girişqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis siteleribahis siteleriCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetsahabetsahabetSon Dakikajojobetblack jack insurancejojobetjojobet güncel