Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverisë që të zbardhin listën e 74 çerdheve për të cilat thuhet se janë investuar 42 milionë euro.
Në një postim në Facebook, Bajrami kërkoi transparencë për investimet dhe ngriti pikëpyetje se ku ndodhen çerdhet e përmendura.
Të lidhura
None found
“E sfidoj Qeverinë me bë publike listën e 74 çerdheve ku qenkan ‘investu’ 42 milionë euro. Ku janë çerdhet se deri më tani nuk i kemi pa. Për 42 milionë euro s’po dyshoj që nuk i keni shpenzu”, ka shkruar ajo.
Ajo përsëriti kërkesën që Qeveria të publikojë të dhënat për këto investime.





