Zemra nuk i duron më, shuhet legjenda e Juventusit: Lajmi që s’do donim ta jepnim!

Giampiero Boniperti nuk jeton më, Juventusi humbet një legjendë të cilin zemra e la pak para se të mbushte 93 vjeç. Bardhezinjtë kanë dhënë lajmin e kobshëm përmes një komunikate.

“Ky është lajmi që kurrë nuk kemi dashur t’ua japim. Sot, më 18 qershor 2021, ne i japim lamtumirën Giampiero Boniperti, i cili u nda nga jeta në Torino në moshën 92 vjeç.

Ky emocion që ndjejmë tani nuk do na ndalojë të mendojmë me dashuri për të dhe për gjithçka ishte Presidenti ynë, i cili në do jetë përgjithmonë në jetën e Juventusit.

Një figurë e pashlyeshme, i cili nga sot është në duart e kujtesës, sepse ka qenë në historinë e futbollit për disa kohë”, shkruhet mes të tjerash në komunikatën e klubit italian.

Boniperti e ka kaluar gjithë karrierën te Juventusi, duke fituar pesë herë Serie A në periudhën 1950-1961. Në vitin 1971 u bë presidenti i Juventusit, për të qëndruar deri në vitin 1990. Në 2006 u emërua president Nderi.

Ish-sulmuesi është shënuesi i dytë më i mirë në historinë e bardhezinjve, me 182 gola të shënuar. Boniperti ka qenë edhe pjesë e kombëtares së Italisë, me të cilën ka luajtur 38 ndeshje dhe ka shënuar 8 gola.


Shtuar 18.06.2021 14:23