Hoqi kufizimet me Shqipërinë, Ambasada Gjermane nxjerr udhëzimet që duhet të ndjekin udhëtarët

Ambasada gjermane në Tiranë reagon pas vendimit të Gjermanisë për të hequr kufizimet me Shqipërinë. Ambasada shkruan se duke filluar nga 20 qershori, udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri, lejohet përsëri për të gjitha qëllimet e udhëtimit.

Për udhëtimet hyrëse me rrugë ajrore , është e domosdoshme një dëshmi e testit, një dokument që provon shërimin apo vaksinimin.

Postimi i Ambasadës Gjermani:

Heqja e kufizimeve të udhëtimeve hyrëse nga Shqipëria në Gjermani

Qeveria Federale ka hequr të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse për personat rezidentë në Shqipëri me efekt që nga dita e dielë, 20 qershor, ora 0:00 CET. Që nga kjo datë, udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri, lejohet përsëri për të gjitha qëllimet e udhëtimit. Për udhëtimet hyrëse me rrugë ajrore , është e domosdoshme një dëshmi e testit, një dokument që provon shërimin apo vaksinimin./albeu.com

Shtuar 18.06.2021 14:21