Zbulohen detajet e transferimit të Davies te Real Madridi

Me çështjen e transferimit të Kylian Mbappe që tashmë ka prekur fundin, Real Madridi ka kthyer vëmendjen e tyre tek nënshkrimi me njërin prej prioriteteve kryesore të afatit kalimtar veror, Alphonso Davies.

23-vjeçari është identifikuar si një obbjektiv kryesor për të përmirësuar opsionet e ekipit në krahun e majtë të mbrojtjes.

Vetëm disa ditë më parë, raportimet shtuan se Davies tashmë ka arritur një marrëveshje verbale për tu bashkuar me Real Madridin.

Marrëveshja afër përfundimit

Mediumi Cadena SER ka ardhur me një përditësim të madh të situatës së Davies, duke pretenduar se Real Madridi janë afër përfundimit të nënshkrimit me yllin e Bayern Munichut.

Siç shton raporti, marrëveshja është në ‘fazën finale’ dhe madrilenët po afrohen çdo ditë e më shumë drejt transferimit të njërit prej prioriteteve të tyre verore.

Bayern Munichu e vlerëson kartonin e Davies në 50 milionë euro dhe ani pse Real Madridi fillimisht po planifikonte të paguante vetëm 35 milionë euro, ata tani janë të gatshëm ta rrisin ofertën e tyre për të kënaqur kërkesat e bavarezëve.

Davies do të nënshkruaj një kontratë katërvjeçare

Për më shumë, raporti citon se Davies do të nënshkruaj një kontratë katërvjeçare me Real Madridin, sapo transferimi të finalizohet.

Edhe pse ka pasur interesim për të nga klubet tjera, 23-vjeçari e kishte bërë të ditur se ai do të luaj vetëm për ‘Los Blancos’.


Shtuar 4.03.2024 18:25