Barcelona do të duhet të përballet pa Pedri dhe Ousmane Dembele në ndeshjen me Espanyol në derbi pasi LaLiga Santander kthehet nga pushimet ndërkombëtare këtë fundjavë.
Asnjëri nuk mori pjesë në stërvitje të enjten dhe do të jenë jashtë fushës këtë fundjavë. Katalanasit do të stërviten sërish të premten, por vetëm një seancë nuk do të mjaftojë për t’i pasur në dispozicion ndaj Espanyol-it.
Tani mbetet për t’u parë nëse ata do të kthehen në kohë për takimin e së martës në Ligën e Kampionëve me Benfikën, të cilin Barcelona e di se do t’i duhet ta fitojë pasi një humbje do të rrezikonte t’i jepte fund shpresave të tyre për të kaluar në raundet eliminatore të kompeticionit elitar të klubeve evropiane.
Si rezultat, Xavi Hernandez do të duhet të gjejë një zgjidhje për disa probleme të padëshiruara në ndeshjen e tij të parë në pankinë si trajner i Barcelonës dhe problemet e tyre të dëmtimeve vazhdojnë të shqetësojnë sezonin deri tani.
Xavi nuk do të dojë të rrezikojë duke ditur se sa lojtarë ai tashmë ka lënë jashtë fushës, dhe ai nuk do të dëshirojë të nxitojë dikë të kthehet para kohe sepse dëmtimet e tyre mund rëndohen edhe më tej./h.ll/albeu.com