Fabrizio Romano raporton se Xavi Hernandez ka mbyllur marrëveshjen për të marrë postin e përzgjedhësit të ri të Holandës.
Tekniku spanjoll, ish-drejtues i Barcelonës, kishte arritur një dakordësi verbale me Federatën Holandeze të Futbollit të mërkurën, më 12 gusht. Sipas informacioneve të fundit, procedurat janë përfunduar dhe Xavi pritet ta nisë zyrtarisht detyrën me “Tulipanët”.
Të lidhura
None found
Në përbërjen e stafit të tij, Xavi kërkon të përfshijë edhe Patrick Kluivert, ish-sulmuesin e Kombëtares së Holandës.
Ky emërim do të rikthejë Xavin në pankinë pas një shkëputjeje dyvjeçare. Ai u nda nga Barcelona në përfundim të sezonit 2023/24 dhe prej atëherë nuk ka pasur një angazhim të ri si trajner.
Për Xavin nis kështu një etapë e re profesionale, në krye të një prej përfaqësueseve më të njohura të futbollit evropian.
