Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë publike të dhëna mbi ecurinë e projekteve për ndërtimin e banesave sociale dhe të përballueshme në disa komuna të Kosovës, të cilat ndodhen në etapa të ndryshme zbatimi.
Në një njoftim të shpërndarë në Facebook, ai bëri të ditur se projekti në Pejë po i afrohet fazës përfundimtare, ndërsa punimet po përparojnë edhe në Istog, Podujevë dhe Gjilan.
Të lidhura
None found
Sipas tij, në Kamenicë është duke u zhvilluar procedura e prokurimit për nënshkrimin e kontratës, kurse në Shtime dhe Obiliq projekti gjendet në fazën e hartimit të dokumentacionit.
Kurti theksoi se qeveria do të vazhdojë t’u qëndrojë pranë familjeve, çifteve të reja dhe qytetarëve që kanë nevojë për strehim.
“Ashtu siç jemi zotuar, qeveria jonë do të jetë gjithmonë pranë familjeve, çifteve të reja dhe atyre në nevojë”, shkroi ai.








