Zjarret në vend, 10 vatra mbeten aktive; 2 helikopterë ndërhyjnë në Priskë të Madhe

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat më të fundit për situatën e zjarreve në territorin e vendit, duke njoftuar se gjatë 11 orëve të fundit vazhdojnë të jenë aktive 10 vatra.

Për përballimin e flakëve janë mobilizuar gjithsej 531 forca operacionale dhe 29 mjete. Në operacione marrin pjesë 104 efektivë të MZSH-së, 250 pjesëtarë të Forcave të Armatosura, 120 forca nga bashkitë, ADZM-ja dhe shërbimi pyjor, 20 punonjës të Policisë së Shtetit, 31 vullnetarë, si dhe 6 përfaqësues të AKMC-së dhe Emergjencave Civile.

Të lidhura

None found

Ndërhyrjet nga ajri po kryhen me 5 helikopterë të Forcës Ajrore dhe 2 avionë Air Tractor. Në Dajt, operacioni vijon me 22 forca të MZSH-së dhe ADZM-së, të cilat mbështeten nga 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Në Priskë të Madhe janë angazhuar 15 efektivë, 4 automjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë. Asnjëra prej këtyre dy zonave nuk paraqet rrezik për vendbanimet.

Në Drenie të bashkisë Patos, puna për shuarjen e zjarrit po vazhdon nga toka. Në operacion janë përfshirë forcat zjarrfikëse dhe 30 efektivë të FA-së, ndërsa në mbështetje të tyre është vendosur edhe një autoambulancë ushtarake.

Disa vatra mbeten aktive edhe në Krujë. Në Abaze po veprojnë ekipet tokësore së bashku me 57 efektivë të FA-së dhe 2 helikopterë, pa pasur rrezik për zonat e banuara.

Në lagjen Bojë, një prej vatrave po luftohet nga toka, kurse për vatrën që ndodhet në terren të vështirë është aktivizuar 1 helikopter i FA-së. Pranë banesave janë vendosur gjithashtu 3 automjete zjarrfikëse. Ndërhyrja vazhdon edhe në Krastë–Halil, ku aktualisht nuk rrezikohen zonat e banuara.

Në zonat e Nëmerçkës dhe Dhëmbelit, në bashkinë Përmet, operacionet po zhvillohen në kushte të vështira malore. Për asnjërën prej tyre nuk raportohet rrezik ndaj banesave.

Një nga operacionet më të rëndësishme po zhvillohet në Gurë-Lurë, në bashkinë Dibër. Aty janë angazhuar MZSH-ja, Policia e Shtetit, strukturat bashkiake, ADZM-ja, shërbimi pyjor, vullnetarët, AKMC-ja, 50 efektivë të FA-së dhe 2 avionë Air Tractor. Forcat janë dislokuar pranë banesave që mund të vihen në rrezik.

Në malin e Moravës, në bashkinë Devoll, ekipet operacionale vazhdojnë ndërhyrjen brenda zonës së mbrojtur me pyll pishe. Deri tani nuk ka kërcënim për zonat e banuara.

AKMC-ja po monitoron pa ndërprerje situatën në të gjithë territorin dhe po bashkërendon veprimet me strukturat qendrore e vendore të sistemit të mbrojtjes civile. Zhvillimi i vatrave dhe nevoja për shtimin e kapaciteteve ajrore ose tokësore po vlerësohen në kohë reale, ndërsa angazhimi do të vazhdojë derisa çdo zjarr aktiv të vihet nën kontroll dhe të shuhet plotësisht.


Shtuar 12.08.2026 21:19

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetboo girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş