Merkatoja e verës po hyn në momentin e saj më intensiv dhe klubet e Superiores kanë shtuar ritmin e lëvizjeve. Sipas burimeve për mediat, Vora ka shfaqur interes të fortë për mesfushorin Martin Gjorgievski.
Të lidhura
None found
21-vjeçari konsiderohet një prej talenteve më premtuese në Maqedoninë e Veriut, me pritshmëri për të spikatur edhe përtej vendit të tij. Aktualisht, ai është pjesë e Maqedonia e Veriut U21.
Për momentin, Gjorgievski aktivizohet te Zbrojovka Bruno në Çeki dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2029. Mesfushori ka dëshmuar se është një lojtar i gjithanshëm, i aftë të luajë si “shkatërrues”, në qendër të mesfushës, por edhe në rolin e numrit “10”.
Nëse Vora arrin të bindë Zbrojovka Brno dhe vetë lojtarin, atëherë kjo lëvizje do të ishte një goditje “big” dhe një “armë” sekrete për trajnerin Arjan Bellaj te vorakët.





