Lothar Matthaus: Prania e familjeve prishi klimën në kampin e Gjermanisë

Lothar Matthaus ka bërë të ditur se gjatë Kupës së Botës 2026 në kampin e Gjermanisë ka pasur tensione të brendshme, duke vlerësuar se prania e familjarëve të futbollistëve ndikoi për keq në atmosferën e skuadrës.

Të lidhura

None found

Sipas ish-kapitenit gjerman, dalja nga turneu pas humbjes ndaj Paraguait në fazën e 1/16 së finales nuk duhet parë vetëm nga këndvështrimi sportiv, pasi rol kanë luajtur edhe zhvillimet jashtë fushës.

Në podcastin e tij për Sport Bild, Matthäus shpjegoi se pakënaqësitë në grup u nxitën nga mënyra e pabarabartë se si u trajtuan familjet e lojtarëve.

Ai tha se ka shumë elemente që duhen analizuar, si ato në fushë ashtu edhe jashtë saj, duke shtuar se nuk e kupton pse të gjitha familjet duhej të ishin të pranishme që në nisje të turneut.

Sipas Matthaus, kjo gjendje solli diskutime të shumta rreth udhëtimeve dhe akomodimit të familjarëve.

Ish-fituesi i Kupës së Botës tregoi gjithashtu se mes lojtarëve pati edhe episode konkrete mospajtimi.

Ai zbuloi se një futbollist ishte i irrituar sepse një bashkëlojtar kishte marrë leje të udhëtonte me nënën, ndërsa një tjetër me gruan dhe fëmijët, ndërkohë që familjarët e pjesës tjetër duhej të lëviznin me fluturime komerciale.

Sipas tij, këto diferenca krijuan pakënaqësi dhe u kthyen në temë bisede brenda skuadrës, edhe pse mediat nuk i pasqyruan.

Matthaus theksoi se çështje të tilla sollën shqetësime të panevojshme dhe ia larguan ekipit vëmendjen nga objektivi kryesor.

Ai u shpreh se në praktikë pati shumë trazira, edhe pse nga jashtë nuk u vunë re, dhe se fokusi nuk ishte vetëm te Kupa e Botës, pasi vazhdimisht kishte ditë të rezervuara për familjet, gjë që ndikonte në përqendrimin e skuadrës.

Sipas legjendës së futbollit gjerman, familjet nuk duhej të ishin pranë ekipit që në fillim të turneut.

Matthaus mendon se Federata Gjermane duhet të rishikojë mënyrën si menaxhohet prania e familjarëve në kompeticione të mëdha, duke sugjeruar që ata t’i bashkohen skuadrës vetëm në fazat e avancuara.

Ai përfundoi duke thënë se lojtarët nuk kishin kaluar as dy javë në SHBA dhe të gjitha familjet ndodheshin tashmë atje, ndërsa do të ishte më mirë që ato të vinin në çerekfinale, kur ekipi të kishte arritur diçka të rëndësishme.


casibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetjojobetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobet