Lajme të këqija vijnë për Pele . Sipas informacioneve të ESPN, ish-yllit brazilian tanimë 81-vjeçar i është përhapur kanceri. I sëmurë prej disa vitesh, ‘O Rei’ bëri një udhëtim të ri vajtje-ardhje në spital këtë javë për t’iu nënshtruar trajtimit për sëmundjen. Pasi iu nënshtrua seancave të reja të kimioterapisë, ai më në fund u kthye në shtëpi këtë të enjte.
Megjithatë, ish-futbollisti legjendar, i cili ka tre Botërorë, mund të jetë shumë shpejt objekt i një trajtimi shtesë mjekësor. Sipas informacioneve që vijnë nga Brazili, Pele ka parë përkeqësim të shëndetit të tij në muajt e fundit. I trajtuar fillimisht për një tumor të zorrës së trashë të identifikuar në shtator 2021 , ish-sulmuesi i Santos dhe Brazilit tani do të vuante nga kanceri i përhapur.
I shtruar sërish në spital për 48 orë ditët e fundit, Pele tani do të vuante nga disa tumore të ndryshme, një në zorrë, një tjetër në mëlçi dhe fillimi i një të treti në mushkëri. r.t/albeu.com