VIDEO / Odise Roshi i jep tre pikët skuadrës së tij, goli i mesfushorit shqiptar vendos ndeshjen

Sakariaspori ka mpostur me shifrat minimale 1-0 Bandirmasporin. Ndeshja u vendos në minitën e 67 të saj. Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Odise Roshi. Mesfushori shqiptar shfrytëzoi një krosim në zonë dhe kërceu mbi mbrojtësit kundërshtarë.

Goditja e tij me kokë rezultoi e suksesshme, teksa topi u ndal në rrjetë. Sakariaspori kap tashmë kuotën e 36 pikëve dhe ngjitet në vendin e katërt të renditjes në Ligën e Parë turke. /Sport Ekspres/


Shtuar 2.02.2024 20:46