Myrto Uzuni po kalon një formë të jashtëzakonshme. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjeti rrjetën për të dytën ndeshje radhazi, këtë herë kundër Club Amerika në takimin e vlefshëm për Leagues Cup.
Futbollisti beratas vendosi baraspeshën për Austin në minutën e 67-të me një finalizim të shkëlqyer. Pas një krosimi nga njëri prej shokëve të skuadrës, topi përshkoi të gjithë zonën përpara portës dhe Uzuni shfrytëzoi mundësinë, duke goditur në mënyrë perfekte e pa i dhënë kohë portierit vendas të reagonte.
Të lidhura
None found
Fituesi nuk u përcaktua brenda kohës së rregullt, ndaj skuadrat iu drejtuan penalltive. Në fund, fati i buzëqeshi ekipit të Uzunit, i cili triumfoi 5-4 në “ruletën ruse”, ndërsa sulmuesi shqiptar kontribuoi për skuadrën amerikane duke realizuar njërin prej golave.
VIDEO E GOLIT:
Goli i Myrto Uzunit
