Që nga mesnata, qarkullimi në rrugën kryesore kufitare Strumicë–Novo Sellë është pezulluar në të dyja drejtimet si pasojë e një aksidenti rrugor, bëri të ditur Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
Të lidhura
None found
Sipas LAMM-së, në pjesën tjetër të rrugëve shtetërore trafiku vijon normalisht, ndërsa rrugët janë të thata.
Në akset jashtë zonave urbane është regjistruar rritje e intensitetit të qarkullimit.
LAMM njofton gjithashtu se në pikat kufitare nga ana maqedonase nuk ka pritje të gjata për hyrje ose dalje nga vendi.
