Xavi Hernandez u shkarkua nga Barcelona dhe sot 44-vjeçari bëri stërvitjen e fundit me skuadrën.
Skena nga kampi stërvitor është mjaft e trishtuar sepse legjenda i tha lamtumirë me një shëtitje të gjatë dhe të vetmuar nëpër kamp.
Ndeshja kundër Sevillas do të jetë e 142-ta për Xavi në pankinën e Barcelonës.
Ai mori përsipër klubin në nëntor 2021, dhe aktualisht ka një rekord prej 88 fitoresh, 24 barazime dhe 29 humbje.
Nuk ka dyshim se Xavi me siguri do të dëshirojë të thotë lamtumirë me fitore dhe kështu të mbyllë një periudhë relativisht të suksesshme në stolin e të madhit katalanas.
🎥 – Xavi roaming around the training ground alone. pic.twitter.com/Qgkwegqvhb
— Barça Buzz (@Barca_Buzz) May 25, 2024