Vendet pritëse lënë gjurmë të forta në Kupën e Botës 2026

Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja e kanë prerë biletën për në raundin e 16-të të Kupës së Botës 2026, duke treguar qartë se faktori fushë në këtë edicion po luan rol të rëndësishëm.

Të lidhura

None found

Në garë vazhdojnë të tre organizatorët e turneut, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina, Ekuadori dhe Afrika e Jugut i kanë dhënë fund aventurës së tyre. Tashmë, Meksika, SHBA-ja dhe Kanadaja synojnë të avancojnë edhe më tej.

Meksika, më e forta mes organizatorëve

Nga të treja kombëtaret pritëse, Meksika ka bindur më shumë. Ekipi i Javier Aguirre ka dalë fitues në çdo ndeshje të zhvilluar deri tani dhe ende nuk ka lejuar asnjë gol në portën e vet.

Skuadra meksikane e mbylli fazën e grupeve me tri fitore, ndërsa në ndeshjen e parë me eliminim direkt fitoi 2-0 ndaj Ekuadorit, ekipit që më herët kishte surprizuar Gjermaninë.

Julian Quiñones është shquar si një nga elementët më të rëndësishëm të skuadrës, teksa Meksika konsiderohet një nga përfaqësueset më të ekuilibruara të këtij turneu. Në raundin e 16-të, meksikanët i pret një përballje shumë e fortë ndaj Anglisë.

SHBA-ja tani sfidon Belgjikën

Edhe kombëtarja e Shteteve të Bashkuara ka dhënë sinjale pozitive në këtë Botëror. Disfata e vetme e amerikanëve erdhi përballë Turqisë në fazën e grupeve, megjithatë ata arritën ta mbyllnin grupin në vendin e parë.

Në takimin e parë të fazës eliminatore, SHBA-ja triumfoi 2-0 ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës.

Tashmë, ekipi amerikan i drejtuar nga Maurcio Pochetino do të luajë kundër Belgjikës, që siguroi kualifikimin pas një suksesi dramatik ndaj Senegalit, falë një penalltie të shënuar në minutat shtesë.

Kanadaja mban gjallë ëndrrën

Kanadaja ka kaluar rrugën më të komplikuar mes tri vendeve organizatore, por gjithsesi ka mundur të mbetet pjesë e turneut. Kanadezët triumfuan bindshëm ndaj Katarit, barazuan me Bosnjën dhe Hercegovinën dhe u mundën nga Zvicra në fazën e grupeve, por ky rezultat nuk ndikoi në kualifikimin e tyre.

Në raundin e parë me eliminim direkt, Kanadaja mori një fitore minimale kundër Afrikës së Jugut. Në raundin e 16-të, ajo do të ndeshet me Marokun, një prej surprizave më të mëdha të kompeticionit, pasi marokenët nxorën jashtë Holandën.

Fakti që të tre vendet pritëse mbeten ende në garë po e konfirmon se Kupa e Botës 2026 po nxjerr në pah sa e rëndësishme mund të jetë mbështetja e tifozëve vendas në rrugëtimin drejt fazave të avancuara.


jojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetCasibomjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetCasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobet