Shpëtohet pas tetë ditësh nën 140 tonë rrënoja në Venezuelë, i mbijeton tërmetit një burrë

Tetë ditë pas tërmeteve të forta që goditën Venezuelën më 24 qershor, një burrë është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e një godine të shembur.

I mbijetuari, Hernan Gil, u shpëtua në përfundim të një operacioni të vështirë, mbi 100 orë pasi ekipet e kërkim-shpëtimit kishin arritur të përcaktonin vendndodhjen e tij nën afro 140 tonë mbetje ndërtimore. Në këtë mision u angazhuan qindra efektivë nga Venezuela, Kili, Kosta Rika, El Salvadori, Meksika, Portugalia dhe Shtetet e Bashkuara.

Të lidhura

None found

Një zjarrfikës nga Kili tha se ky ishte “operacioni më kompleks dhe teknikisht më i vështirë” që kishte përjetuar gjatë karrierës. Gjatë ndërhyrjes, kalimet e hapura për të depërtuar te i mbijetuari u shembën disa herë, duke vënë në rrezik si shpëtimtarët, ashtu edhe vetë Gilin.

Ekipet arritën ta shihnin fillimisht përmes një kamere të vogël dhe më pas i dërguan ujë, maskë mbrojtëse, syze dhe serum. Mjekët bënë të ditur se gjendja e tij ishte e qëndrueshme dhe se, në mënyrë të jashtëzakonshme, ai nuk kishte marrë lëndime të rënda.

Anëtarët e ekipit të shpëtimit treguan se “Hernán na fliste vazhdimisht, na inkurajonte të vazhdonim dhe madje kërkonte pije me shijet e tij të preferuara”.

Në momentin kur dy tërmetet goditën, Gil ndodhej në një kabinë betoni në bodrumin e parkimit pranë qendrës tregtare Galerias Playa Grande, në qytetin Catia La Mar. Autoritetet shpjeguan se forma e asaj strukture krijoi një “guaskë” mbrojtëse, e cila i shpëtoi jetën.

Sipas bilancit zyrtar, numri i viktimave nga dy tërmetet ka shkuar në rreth 2.300, ndërsa dhjetëra mijëra njerëz rezultojnë ende të zhdukur.


Shtuar më 2.07.2026 17:30

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş