U “shkërrmoq” nga Milani, Capelo nuk përmbahet ndaj Juventusit: Ishin të turpshëm

Juventus këtë sezon rrezikon një falimentim total në aspektin sportiv duke qenë se rrezikojnë seriozisht të mbeten jashtë Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Bardhezinjtë u mposhtën nga Milan me rezultatin 0-3, ndërsa pas këtij takimi, Fabio

Capelo ka pasur kritika të mëdha për torinezët. Italiani shprehet se Juventus ishte i turpshëm, ndërsa shtoi se në pjesën e parë ata nuk ekzistonin në fushë.

“Juventus ishte i turpshëm ndaj Milanit, Ata nuk ekzistuan në pjesën e parë. Nuk kishin ide në lojën e tyre, ashtu si ndaj Udineses javën e shkuar. Milani bëri pjesën e vet, por pa bërë gjëra të komplikuara. Atyre u mungonte agresiviteti”, u shpreh Capelo.


Shtuar 10.05.2021 15:14