Mbrojtësi holandez i Liverpoolit, Virgil van Dijk, është bërë objektiv i Trabzonsporit, teksa kontrata e tij me klubin anglez përfundon në fund të këtij sezoni.
Sipas mediave turke Fotomaç dhe A Spor, drejtuesit e skuadrës së Detit të Zi po përpiqen ta bindin yllin holandez që t’i bashkohet ekipit si pjesë e një projekti ambicioz.
Të lidhura
None found
Më herët, edhe burimet italiane kishin raportuar për të ardhmen e Van Dijkut dhe interesimin e klubeve të tjera; konkretisht, “La Gazzetta dello Sport” shkroi për situatën e kontratës së tij te Liverpooli dhe për emrat e skuadrave që po ndjekin zhvillimet rreth lojtarit.
A Spor njofton se Trabzonspori po mban nën vëzhgim edhe pista të tjera në Angli dhe po zhvillon kontakte për disa emra të njohur.
Ndërkohë, fakti që mbrojtësi holandez po i afrohet fundit të kontratës me Liverpoolin e ka kthyer atë në një nga emrat më të përfolur në tregun e transferimeve.
Te Trabzonspori aktivizohet edhe Ernest Muçi, ylli i Kombëtares së Shqipërisë.







