Transferimi i Ferran Torres te Barcelona, reagon Guardiola: Është afër

Ferra Torres pritet t’i bashkohet katalunasve në janar, derisa në ditët në vijim do jetë në Barcelonë për të kryer testet mjekësore.

Edhe Guardiola, ka konfirmuar se marrëveshja është shumë afër të kompletohet, por do jetë e kryer atëherë kur do bëhet zyrtare.

“Nuk është zyrtarisht e mbyllur, e di që janë negociouar dhe është afër, kjo është e gjitha. Kur klubi ta njoftojë, atëherë është e kryer”, tha ai.

Ndërkohë, Barcelona do paguajë plotë 55 milionë euro për shërbimet e Torres./


Shtuar 23.12.2021 14:05