VIDEO / Trajneri i ri i Liverpoolit përmend Dritën në fjalimin e tij lamtumirës për Feyenoordin

Që prej se Klopp kishte njoftuar për vendimin e tij për t’u larguar nga Liverpooli në fund të sezonit, klubi anglez kishte bërë përpjekje për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Raportime të ndryshme nga mediat e lidhën Liverpoolin me trajnerë të ndryshëm si Xabi Alonso dhe Ruben Amorim, por që të dy refuzuan ofertat nga Liverpooli.

Të lidhura

None found

Eventualisht, ‘Të Kuqtë’ filluan bisedimet me trajnerin e Feyenoordit, Arne Slot, me të cilin nuk vonuan shumë dhe gjetën gjuhën e përbashkët.

Ditën e premte, Slot kishte konfirmuar zyrtarisht se do të bëhet trajner i Liverpoolit që nga sezoni i ardhshëm.

Slotin e pret një punë e vështirë tek Liverpooli duket ditur objektivat e klubit, por që pritet gjithashtu të qartësohet e ardhmja e disa lojtarëve të klubit e cila është e pasigurt.

Në videon e tij lamtumirëse në drejtim të Feyeenordit, Slot falenderoi tifozët dhe bordin e klubit për momentet që kishin kaluar së bashku.

Por, ajo që bie në sy ishte fakti që ai përmendi Dritën në këtë video.

“From Drita to Tirana”, ishin fjalët e Slot duke kujtuar kohën kur ekipi i tij u përball me Dritën në kualifikimet për Ligën e Konferencës.

Kujtojmë se ndeshja e parë e zhvilluar mes këtyre dy skuadrave në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ kishte përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 ndërsa në Holandë kishte fituar Feyenoordi me shifrat 3-2.


Shtuar 19.05.2024 13:44