Trajneri i Belgjikës flet hapur: Eden Hazard është i trishtuar te Real Madridi

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, thotë se Eden Hazard është ‘i pikëlluar’ te Real Madridi, por beson se 30-vjeçari është në formën e tij më të mirë që nga largimi nga Chelsea .

Hazard ka dështuar të ketë sukses te Madridi pas lëvizjes së tij prej 88.5 milionë funtesh nga Chelsea në vitin 2019.

Reprezentuesi belg është penguar nga dëmtimet gjatë gjithë kohës së tij në kryeqytetin spanjoll dhe ka startuar vetëm katër nga 12 ndeshjet e Madridit në La Liga këtë sezon.

Hazard ka qenë i lidhur me një rikthim te Chelsea, si dhe një lëvizje te Newcastle United në afatin kalimtar të janarit, por Martinez i ka kërkuar Real Madridit që të qëndrojë pranë lojtarit.

Hazard është nga pikëpamja mjekësore në momentin e tij më të mirë që kur mbërriti në Real Madrid ”, tha Martinez në emisionin COPE El Partidazo.

Ai është i trishtuar në aspektin futbollistik, kjo është hera e parë që po e përjeton këtë situatë.

Ai është një lojtar që ka udhëhequr gjithmonë projekte fituese dhe tani nuk e ka atë rol, por është një futbollist me talent të jashtëzakonshëm dhe që nuk humbet kurrë, duhet të kesh besim tek ai”, përfundon ai. r.t/albeu.com


Shtuar 18.11.2021 15:32