Tragjike në Itali, tifozi humb jetën duke pritur të shohë ndeshjen në stadium

Një lajm i trishtë vjen nga Itali, ku një tifoz ka humbur jetën pas shqetësimeve shëndetësore që ka shfaqur në tribunën lindore të stadiumit, gjatë ndeshjes Frosinone-Parma.

Mediat në Itali raportojnë se bëhet fjalë për 46-vjeçar, ndërkohë që nuk kanë munguar mesazhet e ngushëllimit.

Trajneri i Frosinone, Fabio Grosso, pas ndeshjes u shpreh: “Një lajm shumë i trishtë, që e mësova gjatë ndeshjes. Të gjithë jemi me familjen e tij në këtë moment të vështirë.

Jemi të bindur se ekipi ynë nga sot do të ketë një tifoz më shumë, që do të na ndjekë nga lart në çdo ndeshje”.


Shtuar 21.08.2021 10:11