Totti: Në janar më kërkoi Genoa! Sa Topa të Artë do kishte fituar Messi nëse do luante 25 vite te Roma?

Në moshën 48-vjeçare, Francesco Totti është ende një futbollist që të gjithë do të dëshironin ta kishin në ekipin e tyre.

Një talent kaq i qartë sa që, pavarësisht se kanë kaluar disa vite që kur është tërhequr nga futbolli, ai vazhdon të ketë oferta.

Sipas asaj që u zbulua nga ish-kapiteni i Romës, oferta e fundit do të kishte ardhur nga Genoa me klubin kuqeblu që e kishte kontaktuar në merkaton e dimrit.

“Në janar një ekip në Itali nga Seria A më kërkoi, nuk bëj shaka. Isha mirë, por nuk doja të ndryshoja qytetin. Cili ekip ishte? Po them që duhet të kisha jetuar pranë Cassano – shpjegon Totti në një intervistë dhënë për Viva el Futbol – Nuk kam menduar të luaja me një ekip tjetër. Vetëm unë dhe Maldini kemi luajtur 25 vite me të njëjtën skuadër. Mendoni që Messi në 25 vite te Roma me Frau, Cesar Gomez dhe Pivotto do kishte fituar gjithë ata Topa të Artë?”


Shtuar 4.03.2025 12:18