Tirana synon fitoren e parë në kampionat, Klafuriç: Jemi më të mirë se Vora, më vjen keq që ndeshja do të luhet pa tifozë

Tirana do të përballet sot me Vorën në kuadër të javës së tretë të “Abissnet Superiore”. Takimi do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe do të nisë në orën 16:00. Në prag të kësaj sfide, trajneri i bardhebluve, Dean Klafuriç, foli për përgatitjet e skuadrës dhe pritshmëritë e tij.

Të lidhura

None found

Kroati tha se ekipi ka analizuar humbjen ndaj Teutës dhe ka punuar për të korrigjuar problemet e shfaqura në atë takim. Sipas tij, futbollistët janë në gjendje të mirë dhe atmosfera në grup është përmirësuar pas ditëve të para të vështira.

“Jemi përgatitur dhe do të përpiqemi të zhvillojmë një ndeshje sa më të mirë. E kemi shqyrtuar takimin me Teutën, duke u ndalur te gjërat që bëmë si duhet dhe te ato ku dështuam. Kemi punuar për të ndrequr gabimet, si edhe për disa detaje të reja. Futbollistët janë mirë dhe të kënaqur që ditët e fundit atmosfera ka qenë pozitive. Në fillim ishin të mërzitur për humbjet dhe paraqitjen tonë, por tashmë e kanë kuptuar se çdo gjë mund të përmirësohet. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për këtë dhe jemi gati”, u shpreh Klafuriç.

Për trajnerin e Tiranës, Vora ka treguar cilësi në dy ndeshjet e para, megjithatë ai beson se skuadra e tij është më e fortë. Klafuriç theksoi se kjo duhet dëshmuar në fushën e lojës.

“Nga ajo që kam parë në dy ndeshjet e fundit, Vora është një ekip i mirë. E respektoj trajnerin e saj, i cili përdor skema interesante. Megjithatë, besoj se nesër (sot) ne jemi skuadra më e mirë, por këtë duhet ta vërtetojmë në fushë. Më vjen keq që takimi do të zhvillohet pa tifozë, sepse futbolli luhet për njerëzit që vijnë në stadium. Gjithsesi, do të luajmë në shtëpinë tonë dhe kjo përbën një avantazh. Siç kam thënë edhe në dy konferencat e mëparshme, në çdo ndeshje hyjmë me synimin për të marrë 3 pikët. Ky është mentaliteti ynë”, deklaroi ai.


Shtuar 6.09.2026 10:26

sultanbeyli escortiptvMarsbahisMarsbahisSüperbetinMarsbahisdeneme bonusuanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetdeneme bonusujojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahispokerklasjojobetCasibomjojobetJojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetMarsbahis