Qendra për Menaxhim me Kriza bëri të ditur se deri në orën 07:30 janë evidentuar gjithsej 30 zjarre në hapësira të hapura në vend. Nga këto, 19 janë shuar, 6 vazhdojnë të jenë aktive dhe 5 ndodhen nën kontroll.
Të lidhura
None found
Vatrat aktive janë konstatuar në Gjorçe Petrov, Makedonski Brod, Çuçer-Sandevë, Kërçovë dhe Novo Sellos. Sipas QMK-së, ato përfshijnë kryesisht zona pyjore dhe sipërfaqe me vegjetacion të ulët.
Zjarre nën kontroll raportohen gjithashtu në Strugë, Saraj, Kratovë dhe Dellçevë, ku përfshihen edhe vatra në deponi. Ekipet në terren vijojnë ta mbajnë situatën nën monitorim.
