“Ti je më i shpejtë se treni”, vjen mesazhi i Deschamps për Kanten

N’Golo Kante i është bashkuar ekipit kombëtar të Francës.

Kampioni i UEFA Champions League me Chelsean është i gatshëm të dhuroi spektakël në Kampionatin Europian EURO20. Mediat kanw zbuluar një bisedë interesante ka ndodhur mes trajnerit, Deschamps dhe Kantes me të arritur në kampin e ‘Gjelave’ ylli i Chelseat.

“Përse u vonuat kaq shumë”, ishte pyetja që ia bëri Deschamps lojtarit të tij, kurse Kante ia ktheu: “U vonua treni trajner”.

Për ta bërë më komike këtë bisedë, erdhi përgjigja e trajnerit: “Por ju s’keni nevojë për trenin, ti je më i shpejtë se ai”.

Kujtojmë që Kante ishte njeriu kyç në vitin ku Franca fitoi Kampionatin Botëror ‘Rusia2018’.


Shtuar 3.06.2021 08:25