Testimi i parë për Depay, Barcelona mbështetet tek holandezi

Koeman dhe Barcelona sytë nga Depay.

Memphis ka patur një start të mirë me Barcelonën si një golashënues dhe një pikë referimi në sulm.

Dita e shumëpritur ka ardhur dhe sot 27-vjeçari do të tentojë të ketë një impakt të rëndësishëm në “Camp Nou”.

Për të do të jetë hera e parë që përballet me Real Madrid dhe do të përkrahet në sulm nga dyshja Ansu Fati – Coutinho.

Do të jetë një sfidë Depay vs Benzema se kush do i japë i pari 3 pikët ekipit./albeu.com


Shtuar 24.10.2021 13:23